Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BE-ja nuk duhet të jetë gjykatëse e mosmarrëveshjeve historike në Ballkan
Nga Tomáš Petříček & Ivan Korčok
“EuObserver”
Dhjetorin e vitit të kaluar, Sllovakia dhe Çekia nuk mbështetën draftin e Këshillit Evropian mbi zgjerimin e unionit, dhe për habinë tonë ne u etiketuam si sabotatorë që po përpiqeshin të komplikonin të gjithë procesin.
Përkundrazi, ne u detyruam të vepronim në atë mënyrë, që të parandalojmë përfshirjen e Brukselit në çështje historike. Prandaj duhet të sqarojmë motivet tona. Një BE e fortë ka nevojë për një fqinjësi të fortë dhe të qëndrueshme.
Ky ka qenë gjithmonë një nga objektivat kryesore të politikës së zgjerimit të BE-së, t’i ndihmojnë vendet aspirante që të përqafojnë legjislacionin e unionit dhe vlerat e tij, si dhe t’u ofrojmë atyre një partneritet të barabartë. Falë kësaj qasjeje, Çekia dhe Sllovakia janë sot në BE.
Për ne, zgjerimi nuk është vetëm një element pragmatik i ambicieve të Bashkimit Evropian, pra për të zgjeruar peshën e tij si një lojtar në skenën globale, që nuk mund të tolerojë dot ndikimin e jashtëm dashakeq në “lagjen” e tij. Për më tepër, ne ndihemi moralisht të detyruar t’i ofrojmë perspektivën e anëtarësimit në BE vendeve të tjera evropiane, që janë të gatshme të plotësojnë kushtet siç bëmë në të kaluarën.
Kjo është arsyeja pse ne kemi mbështetur avancimin dhe thellimin e politikës së zgjerimit që nga anëtarësimi ynë në BE në vitin 2004. Tani, fokusi ynë tani është tek vendet e Ballkanit Perëndimor, me synim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit për fqinjët tanë më të afërt.
Ne duhet t’i mbajmë të qarta dhe të hapura perspektivat e tyre evropiane. E kundërta do të nënkuptonte lënien e dyerve të hapura për fuqitë e jashtme, të cilat janë shumë të etura për të depërtuar në rajon me synim çmontimin dhe destabilizimin e projektit evropian.
Është kjo arsyeja pse ne kemi qenë gjithnjë mbështetës të vendosur të procesit të anëtarësimit në BE. Dhe kjo qasje po i bën jo vetëm fqinjët tanë, por edhe të gjithë ne më të fortë dhe më të sigurt. Mbajtja gjallë e procesit të zgjerimit, ka kërkuar dhe do të kërkojë gjithmonë momente kur duhet të marrim seriozisht parasysh pasojat e vendimeve tona, dhe të jemi të sinqertë me veten tonë.
Në këtë kontekst, një shembull kur BE-ja i dërgon sinjale të përziera vendeve aspiruese, është qasja e saj ndaj Maqedonisë së Veriut. Me këtë vend Brukseli ka pasur prej 15 vitesh një qëndrim të dyzuar. Me kalimin e kohës, Shkupi përmbushi të gjitha kushtet e kërkuara, madje edhe ato më të vështirat që lidheshin me emrin e vet.
Ne dyshojmë se ndonjë shtet aktual anëtar i BE-së, do të kishte kapacitetin dhe vullnetin për të bërë të njëjtën gjë. E megjithatë, shpërblimi i premtuar i çeljes së bisedimeve të pranimit nuk erdhi. Në vitin 2019, vendimi i Këshillit Evropian mbi hapjen e negociatave u shty jo një herë, por dy herë.
Pastaj, vitin e kaluar Maqedonia e Veriut u ballafaqua me një pengesë tjetër, dhe sërish iu kërkua që të plotësonte kërkesat e reja në lidhje me identitetin e saj kombëtar. Për më tepër, në vjeshtë të vitit të kaluar, u bë një kërkesë e re dhe mjaft befasuese – për t`a shndërruar BE-në një gjykatëse kolektive të interpretimeve historike – të asaj që është e drejtë, e gabuar, e vërtetë dhe e rreme, në qindra vitet e kaluara të historisë së Ballkanit.
Ndërkohë,në fund të vitit 2020 pati një kërkesë për t`a bërë këtë gjykim pjesë zyrtare të kritereve të pranimit. Kjo gjë do ta shndërronte BE-në në një arbitër të historive kombëtare. Dhe në këto kushte, Brukseli do të duhet të mendojë në çdo fazë të negociatave të zgjerimit mbi pajtueshmërinë e disa vendeve me interpretimet historike të vendeve të tjera. Moderimi dhe ndërmjetësimi është një rol i natyrshëm i BE-së. Por unioni nuk duhet të bëhet një arbitër i mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve që i kanë rrënjët qindra vite të shkuara.
Ky do të ishte një devijim i madh nga parimet që e kanë drejtuar deri më tani procesin e zgjerimit, dhe të cilat janë një pjesë e qasjes sonë:transparenca dhe parashikueshmëria. Prandaj, ne nuk mbështesim asnjë drejtim që do të sanksiononte interpretimin e çështjeve historike.
Koncepti i detyrimit të Maqedonisë së Veriut për të ndrequr keqinterpretimin e pretenduar të historisë, është i papranueshëm. Kushtet shtesë, do t’i hapnin rrugën kërkesave të mëtejshme dypalëshe në të ardhmen, duke e ndërlikuar potencialisht të gjithë procesin për vitet apo edhe dekadat e ardhshme.
Jo shumë kohë më parë, procesi i zgjerimit ishte politikë e BE-së. Ishte shembulli kryesor i ambicieve dhe aftësive të Brukselit, historia e tij e suksesit. Tani,ne duhet të pranojmë që për disa kohë politika e zgjerimit të zbresë më poshtë në listën e prioriteteve të BE-së.
Ne nuk i kontestojmë arsyet objektive për këtë gjë, pasi e pranojmë ekzistencën e tyre.
Gjithsesi, zgjerimi ishte bërë diçka për t’u shtyrë për një sezon më të mirë, kur shtëpia jonë të jetë plotësisht në rregull. Mundësia e bashkimit me BE, dukej se ishte më pak e arritshme dhe procesi po ndalej në çdo mini-fazë. Bashkë me Komisionin Evropian, ne kemi punuar shumë mbi qasjen tonë të re dhe të zgjeruar, për t’iu kundërvënë kësaj qasjeje, dhe për të sjellë një impuls të ri në përpjekjet tona.
Nëse BE e frenon procesin e zgjerimit, dështon të respektojë parimet, dhe të mbajë premtimet e saj, ky do të ishte vërtet një shans i humbur. Nga një paqartësi e tillë do të përfitonte me siguri retorika nacionaliste dhe izoluese në Ballkan, e cila nuk do të ishte në interesin e BE-së, dhe që nga ana tjetër mund të nxisë një numër fërkimesh të rrezikshme, duke mos përjashtuar këtu konfliktet e mundshme.
Ne kemi nevojë për një proces të drejtpërdrejtë dhe të parashikueshëm të zgjerimit të BE-së, që bazohet në kritere të matshme, angazhime të qarta dhe vullnet politik. Kushtet janë të shumta, procesi i anëtarësimit është tashmë shumë kompleks dhe kërkues, ndaj ne duhet të shmangim futjen e elementeve që përfshijnë një shkallë të lartë të interpretimeve historike dhe emocioneve.
BE nuk është këtu për të përcaktuar se kush ka të drejtë apo gabim në mosmarrëveshjet që lidhen me historinë, gjuhën apo identitetin. BE bazohet tek uniteti në diversitet, dhe jo tek gjykimi dhe kategorizimi. Mosmarrëveshjet historike dypalëshe,duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe.
Nuk është një proces i lehtë apo i shkurtër, por mund të realizohet. Ne e dimë këtë gjë nga përvoja jonë. Por ne jemi të sigurt se si gjithmonë pengesat do të kapërcehen, dhe do të jemi në gjendje të kalojmë në hapat e ardhshëm, për shembull duke punuar nën udhëheqjen e presidencës portugeze të BE-së, për të arritur konsensusin mbi çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ Bota.al
Shënim: Tomáš Petříček është Ministri i Jashtëm iÇekisë. Ivan Korčok është Ministri i Jashtëm i Sllovakisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38