Flash News

Bota

BE-ja nuk rinovon kontratën me AstraZeneca për doza të tjera

BE-ja nuk rinovon kontratën me AstraZeneca për doza të tjera

Bashkimi Evropian nuk do të rinovojë kontratën me AstraZeneca. Komisionieri për tregun e brendshëm Tierri Breton ka bërë me dije se blloku nuk ka bërë ende porosi të reja përtej qershorit, kur përfundon edhe kontrata me kompaninë britaniko-suedeze.

BE-ja nuk rinovon kontratën me AstraZeneca për doza të tjera

“Nuk kemi porosi të reja pas qershorit. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha komisioneri europian, por duke theksuar se ajo e AstraZenecas ishte një vaksinë shumë e mirë.

Brukseli nënshkroi një kontratë të re me Pfizer dhe Biontech për sigurimin e 1.8 miliardë dozave të vaksinës në vitet 2021-2023.

Të fundit