Flash News

Bota

BE-ja zhbllokon 90 miliardë euro për Ukrainën pas heqjes së vetos nga Hungaria

BE-ja zhbllokon 90 miliardë euro për Ukrainën pas heqjes së

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për të zhbllokuar një hua urgjente prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, si dhe një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, pasi Ukraina rifilloi furnizimin me naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë, çka çoi në heqjen e vetos nga Budapesti.

Sipas presidencës së radhës së BE-së, Qipro, ambasadorët e shteteve anëtare kanë rënë dakord të nisin procedurat me shkrim për miratimin përfundimtar të paketës së ndihmës dhe sanksioneve, të cilat pritet të finalizohen deri të enjten pasdite.

Hua prej 90 miliardë eurosh ishte miratuar në parim në dhjetor dhe konsiderohet thelbësore për financimin e Ukrainës gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Megjithatë, në mars, kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orbán, me mbështetjen e Sllovakisë, vendosi veto për shkak të një mosmarrëveshjeje me Kievin lidhur me tubacionin e dëmtuar të naftës “Druzhba”.

Orbán ka akuzuar Ukrainën se ka vonuar qëllimisht riparimet e tubacionit, i cili furnizon Hungarinë dhe Sllovakinë dhe varet kryesisht nga nafta ruse. Nga ana tjetër, Kievi ka deklaruar se tubacioni është dëmtuar rëndë nga sulmet me dronë rusë dhe po riparohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Të fundit