All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

BE: Kaosi në kufirin Bjellorusi-Poloni është një 'sulm hibrid jo një krizë migracioni'

All - Paragraf - 1

BE: Kaosi në kufirin Bjellorusi-Poloni është një 'sulm

Ursula von der Leyen e ka përshkruar fluksin e emigrantëve në kufijtë e Bjellorusisë me vendet e BE-së si një "sulm hibrid" nga regjimi autoritar ndaj fqinjëve të tij.

All - Paragraf - 3

Duke folur pas takimit me Presidentin e SHBA Joe Biden në Uashington, presidentja e Komisionit Evropian u zotua të "mbrojë demokracitë" dhe tha se të dy udhëheqësit ndajnë një vlerësim të përbashkët të situatës.

Duke kërcënuar me sanksione kundër vendeve që dyshohet se po ndihmojnë përpjekjet e liderit bjellorus Alexander Lukashenko për të dëmtuar BE-në, von der Leyen tha se po bëhen përpjekje për t'i bindur ata që të "mos bien në kurth".

BE-ja ka akuzuar Bjellorusinë për organizimin e transportit të njerëzve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke i mashtruar ata duke besuar se mund të hyjnë në Evropë, si pjesë e një fushate për të krijuar jostabilitet me një valë të re migrimi masiv në bllok.

"Ky është një sulm hibrid. Jo një krizë migracioni," tha shefja e Komisionit, raportojnë mediat e huaja. Disa mijëra emigrantë dhe refugjatë kanë ngritur kampe të improvizuara në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë.

Dje, Komisionerja e Lartë e OKB-së për Refugjatët, Michelle Bachelet, dënoi këtë "situatë të patolerueshme" dhe kërkoi që ata të kenë akses "të menjëhershëm" në ndihmën humanitare.

Kryeministri i Polonisë akuzoi Bjellorusinë për "terrorizëm shtetëror" për rolin e saj në fluksin e emigrantëve të mbledhur në kufi. Mateusz Morawiecki i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në Varshavë.

Ai pohoi gjithashtu se Lukashenko po vepronte për "hakmarrje diskrete" në përgjigje të mbështetjes polake për opozitën në Bjellorusi. Një ditë më parë, Morawiecki akuzoi Vladimir Putin për orkestrimin e fluksit të emigrantëve.

Bjellorusia dhe Rusia i janë kundërpërgjigjur sërish akuzave të tilla, Minsk duke akuzuar BE-në dhe Perëndimin për "provokim" të bllokimit kufitar.

Ndërsa kriza vazhdoi të merrte një dimension gjithnjë e më ndërkombëtar, kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi presidentit rus të ndërhynte.

Të fundit