Flash News

Bota

BE miraton taksën globale prej 15% për kompanitë shumëkombëshe

BE miraton taksën globale prej 15% për kompanitë

Bashkimi Evropian miratoi planin për një taksë globale prej 15 për qind për bizneset shumëkombëshe, pasi udhëheqësit dhanë miratimin përfundimtar pas disa muajsh mosdakordësish.

Marrëveshja historike synon të ndalojë qeveritë të ulin taksat për të joshur firmat më të pasura në botë në territorin e tyre.

"Sot Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap vendimtar drejt drejtësisë tatimore dhe drejtësisë sociale. Taksimi minimal është çelësi për adresimin e sfidave që krijon një ekonomi e globalizuar", tha komisioneri i ekonomisë së BE-së Paolo Gentiloni.

Plani u hartua nën drejtimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe tashmë kishte mbështetjen e Uashingtonit dhe disa ekonomive kryesore të BE-së.

Por zbatimi i taksës minimale në Bashkimin Evropian prej 27 vendesh tashmë është vonuar pasi vendet anëtare ngritën kundërshtime ose miratuan taktika bllokuese.

Taksa minimale globale është vetëm një pjesë, e njohur si Shtylla e Dytë, e marrëveshjes së OECD. Shtylla e parë, e cila parashikon taksimin e kompanive ku ato realizojnë fitimet e tyre për të kufizuar evazionin fiskal, synon kryesisht gjigantët dixhitalë.

Burimi: France 24

Të fundit