Flash News

Bota

BE ndryshon rregullat antiCovid për udhëtarët: Zbatohen nisur nga statusi i individit

BE ndryshon rregullat antiCovid për udhëtarët: Zbatohen nisur nga

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot disa ndryshime në lëvizjen e udhëtarëve në zonën e BE.

Sipas një rekomandimi të ri, masat e vendosura për Covid-19 do të zbatohen nisur nga statusi i personit që udhëton dhe jo duke marrë për bazë situatën epidemiologjike, nga vendi prej nga vjen.

Përcaktuesi kryesor për udhëtimet brenda BE-së do të jetë vaksinimi, testi i rekomandueshëm PCR apo testi i rikuperimit ose shërimit nga Covid-19. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm ato zona ku qarkullimi i virusit është në nivele më të larta.

Rekomandim i ri do të hyjë në fuqi më 1 Shkurt 2022, në të njëjtën ditë kur ndryshon edhe rregulli për certifikatën digjitale e cila parashikohet të ketë një periudhë pranimi prej 270 ditësh.

Personave që nuk kanë një certifikatë dixhitale të BE-së për Covid-19, mund t’iu kërkohet t’i nënshtrohen një testi përpara ose jo më vonë se 24 orë pas mbërritjes.

Të fundit