Flash News

Bota

BE premton 1 miliard euro për Ukrainën dhe vendet që presin refugjatë ukrainas

BE premton 1 miliard euro për Ukrainën dhe vendet që presin

Komisioni Evropian ka premtuar 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që ikin nga lufta. Lajmin e ka dhënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Gjashtëqind milionë do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara”, tha von der Leyen nga Varshava, raporton BBC“Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po vijnë”.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka zhvilluar sot një takim të papritur në Kiev me presidentin Volodymyr Zelenskyy. Në fokus të diskutimeve, ka qenë mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën, pasi Putin urdhëroi nisjen e luftës ruse.

Të fundit