Flash News

Bota

BE sanksione ndaj Lukashenkos, djalin të tij dhe zyrtarëve të tjerë bjellorusë

BE sanksione ndaj Lukashenkos, djalin të tij dhe zyrtarëve të

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione kundër presidentit Alyaksandr Lukashenkës, djalit të tij, Viktar, dhe 13 zyrtarëve të tjerë bjellorusë, përgjegjës për “dhunë, arrestime të pajustifikueshme dhe falsifikim” të zgjedhjeve presidenciale.

Gazeta zyrtare e BE-së publikoi të premten emrat e 15 individëve që u ndalohen vizat dhe u ngrihen asetet. Protestuesit për gati tre muaj, kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkës, duke e akuzuar për falsifikimin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Autoritetet u janë përgjigjur brutalisht protestave, me rrahje dhe arrestime masive. Lukashenka mban pushtetin në Bjellorusi qysh në vitin 1994.

Të fundit