Flash News

Bota

BE sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, pas zyrtarëve përfshihen edhe bizneset

BE sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, pas zyrtarëve

Bashkimi Europian ka vendosur sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, ku ka përfshirë edhe bizneset. Shefi i politikës së jashtme në Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset që mbështesnin regjimin e  Aleksandër Lukashenkos”.

Ky i fundit drejton Bjellorusinë prej 26 vitesh. Pas zgjedhjeve të fundit që u mbajtën në gusht të këtij viti, në vend kanë shpërthyer protestat e dhunshme. Bjellorusët pretendojnë për manipulim zgjedhjesh dhe kërkojnë largimin e Lukashenkos.

 

Të fundit