Flash News

Bota

BE sanksione të reja ndaj zyrtarëve bjellorus, sa persona do të "digjen"

BE sanksione të reja ndaj zyrtarëve bjellorus, sa persona do

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të miratojnë sot një seri të re sansionesh kundër shumë zyrtarëve bjellorus dhe do të përgatisin një seri masash që synojnë dëmtimin e ekonomisë së vendit, tha shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell.

BE ka shtuar sanksionet që kur Presidenti Alexander Lukashenko fitoi një mandat të gjashtë gushtin e kaluar, në zgjedhjet e kritikuara dhe të cilësuara të manipuluara nga blloku i 27 vendeve. Sanksionet do të jepen ndaj personave që kanë bërë shkelje në zgjedhje dhe për shtypjen e protestave.

"Ne do të miratojmë paketën e sanksioneve të reja, e cila është një paketë më e gjerë", u tha Borrell gazetarëve në Luksemburg. Ai shtoi se ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit do të përfshijnë 86 persona dhe organizata.

Burimi: Euronews

Të fundit