Flash News

Bota

BE shënon numrin më të lartë të emigrantëve të paligjshëm nga viti 2016

BE shënon numrin më të lartë të emigrantëve

Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian nga fillimi i këtij viti deri në fund të gushtit, ka arritur në nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë që nga viti 2016.

Sipas të dhënave paraprake të zbuluara nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, në tetë muajt e parë të këtij viti, pothuajse 188200 hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të bllokut, duke shënuar një rritje prej 75 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporton SchengenVisaInfo.com.

Ndërsa vetëm në muajin gusht janë regjistruar rreth 32800 kalime të parregullta, duke shënuar gjithashtu një rritje krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, prej 35 për qind.

“Rruga e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë rruga më aktive e migracionit në BE me 15,900 zbulime në gusht, 141 për qind më shumë se vitin e kaluar. Numri i lartë i kalimeve të paligjshme të kufirit mund t'i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga migrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor,” theksohet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Frontex më 9 shtator.

Gjithashtu theksohet se rruga e Mesdheut Qendror vazhdon të përballet me presionin e numrit të lartë të mbërritjeve të parregullta.

Muajin e kaluar, SchengenVisaInfo.com raportoi se rruga e Ballkanit Perëndimor përbën gjysmën e të gjitha zbulimeve, me 70,770 kalime të paligjshme të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së në shtatë muajt e parë të vitit, pothuajse tre herë më shumë se e njëjta periudhë në 2021. Kombësitë kryesore të zbuluara në këtë rrugë ishin emigrantë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Të fundit