Flash News

Bota

BE "i mbyll derën" Kinës: Ndërhyni për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë

BE "i mbyll derën" Kinës: Ndërhyni për t’i

Do të jetë "jashtëzakonisht e vështirë" për Bashkimin Evropian të ruajë një marrëdhënie besimi me Kinën nëse Pekini nuk ndihmon në kërkimin e një zgjidhjeje politike për t'i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.

Kështu deklaroi shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Do të doja ta them këtë në gjithë miqësinë: do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, nëse jo e pamundur, për Bashkimin Evropian të mbajë një marrëdhënie besimi me Kinën, nëse Kina nuk kontribuon në kërkimin e një zgjidhjeje politike bazuar në tërheqjen e Rusisë nga territori ukrainas", tha Borrell.

Borrell i bëri thirrje gjithashtu presidentit kinez Xi Jinping që të flasë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe "të ofrojë ndihmë më të konsiderueshme humanitare për popullin e goditur ukrainas".

“Në të njëjtën kohë, ne kemi mbetur të përkushtuar ndaj angazhimit dhe bashkëpunimit dhe njohim rolin vendimtar të Kinës në zgjidhjen e problemeve globale dhe rajonale. Ne nuk kemi frikë nga ngritja e Kinës. Megjithatë, ne e dimë se historia e botës së nesërme do të varet gjithashtu nga mënyra se si Kina e përdor fuqinë e saj”, shkroi Borrell.

Të fundit