Flash News

Bota

BE 'ultimatum' Hungarisë dhe Polonisë për heqjen vetos ndaj projekt-buxhetit

BE 'ultimatum' Hungarisë dhe Polonisë për heqjen vetos
Foto ilustruese/ Marrë nga Radio Europa e Lirë

Bashkimi Europian i ka lënë afat deri të martën Hungarisë dhe Polonisë për të heqjen e vetos ndaj projekt buxhetit të BE-së.

“Ne duhet të kemi një marrëveshje nga Hungaria dhe Polonia deri sot ose më së voni nesër. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të duhet të kalojmë në skenarin B”, tha diplomati i BE për Reuters.

Udhëheqësit hungarezë dhe polakë, kanë këmbëngulur se ata nuk do të heqin veton e tyre nëse nuk hiqet kushtëzimi i sundimit të ligjit për marrjen e fondeve nga BE.

Komisioni Europian mund të arrijë në janar një zgjidhje bazuar në legjislacionin e BE-së. Në 10 dhe 11 Dhjetor pritet të dalë vetoja e tyre, kur do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian.

Të fundit