Bota

Belgjika mbyll baret dhe restorantet, rikthen orën policore

Belgjika mbyll baret dhe restorantet, rikthen orën policore

Nga dita e hënë në Belgjikë hyjnë në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Të gjitha baret dhe restorantet do të mbyllen për katër javë. Qeveria belege ka vendosur të kufizojë lëvizjen e qytetarëve. Qarkullimi do të jetë i ndaluar pas menatës deri në orën 05.00 të mëngjesit .

 Kryeministri belg Alexander De Croo tha se “Javët e ardhshme do të jenë të vështira, por ne jemi detyruar të ndërmarrim këto masa për të shmangur më të keqen”.

Mësohet se çdo dy javë do bëhet një rivlerësim i situatës epidemiologjike për të parë edhe efektin e masave.

Ditari politik

Të fundit