Flash News

Bota

Belgjika raporton shifra të larta me koronavirus, s'ka plan për izolimin e vendit

Belgjika raporton shifra të larta me koronavirus, s'ka plan për

Belgjika raportoi dje një rritje të infeksioneve dhe shtrimet në spital u rritën në nivelet e një viti më parë, kur vendi hyri në izolim. Të dhënat nga instituti shëndetësori Belgjikës raportuan mesatarisht 6,728 raste çdo ditë në dy javët e fundit.

Ndërsa në shtatë ditët e fundit, mesatarisht 164 pacientë me COVID-19 u shtruan çdo ditë në spitale dhe 343 persona ishin në kujdes intensiv.

Belgjika hyri në bllokimin e dytë të koronavirusit në tetor 2020, disa ditë pasi regjistroi numra të ngjashëm të shtrimeve në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Të hënën, Qendra e SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) shtoi Belgjikën në nivelin e saj më të lartë të rrezikut, duke mos lejuar udhëtimet për personat e pvaksinuar plotësisht.

Vende të tjera të Bashkimit Evropian në nivelin maksimal të rrezikut në SHBA përfshijnë Austrinë, Kroacinë, Greqinë dhe vendet baltike.

Më shumë se 8.6 milionë njerëz, ose 74% e popullsisë së përgjithshme të Belgjikës, janë vaksinuar plotësisht, që do të thotë se nuk po diskutohet për bllokime të reja.

Deri më tani në gati dy vitet e pandemisë, Belgjika ka pasur një nga normat më të larta të vdekshmërisë për frymë në botë, kryesisht për shkak të vdekjeve në shtëpitë e kujdesit në valën e parë.

Të fundit