Flash News

Bota

Belgjika raporton shifrat më të larta në Evropë, spitalet në limitet e kapacitetit

Belgjika raporton shifrat më të larta në Evropë, spitalet

Aktualisht Belgjika është vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë. Kështu raporton Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Spitalet belge janë në kufijtë e kapacitetit maksimal.

Më herët, personelit mjekësor që rezulton me COVID-19, i është kërkuar të vazhdojë punën përsa kohë që nuk shfaqin simptoma.

Belgjika ka vendosur masa të ashpra, duke përfshirë mbylljen e bareve, restoranteve dhe pub-eve . Gjithashtu ka rikthyer edhe orën policore.

Të fundit