Flash News

Bota

Belgjika ‘vuan’ humbjen përballë Marokut, përleshje dhe trazira në rrugët e Brukselit

Belgjika ‘vuan’ humbjen përballë Marokut, përleshje

Maroku surprizoi Katarin me humbjen që i shkaktoi Belgjikës. Dy gola në fundin e pjesës së dytë i dhanë marokenëve fitoren dhe vështirësuan rrugën e belgëve.

Mirëpo, fitorja e Marokut shkaktoi dhjetëra incidente në rrugët e Brukselit. Zhgënjimi nga humbja e kombëtares, bëri që belgët të vërshonin në rrugë duke u përleshur me policinë.

"Dhjetëra njerëz, duke përfshirë disa të veshur me kapuç, kërkuan konfrontim me policinë, gjë që rrezikonte sigurinë publike", tha policia e Brukselit.

Policia përdori topa uji për të shpërndarë turmat në kryeqytetin e Belgjikës pasi situata u përkeqësua gjatë nga humbja shokuese e vendit ndaj Marokut.

Rebelët thyen xhamat e dyqaneve, hodhën fishekzjarre dhe dogjën automjete, ndërsa videot bënë xhiron e rrjetit.

Kryebashkiaku Philippe Close dënoi dhunën, duke shkruar në Twitter se policia u detyrua të vepronte me ashpërsi.

"Ata nuk janë tifozë, ata janë rebelë. Tifozët marokenë janë atje për të festuar," tha Close më vonë.

Dhuna shpërtheu gjithashtu në Antëerp, qyteti më i populluar i Belgjikës dhe Liege. Përplasje pati edhe në Holandë në Roterdam, ku  policia e trazirave u përlesh me një grup prej 500 tifozësh futbolli, të cilët i gjuajtën me fishekzjarre dhe xham.

Zyrtarët raportuan gjithashtu trazira në Hagë dhe në kryeqytet, Amsterdam.

Të fundit