Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Disa muaj fushate zgjedhore mbërritën sot (e hënë) në ditën e fundit të tyre me kandidatët për garën presidenciale që po vazhdojnë të bindin votuesit e pavendosur si dhe po nxisin mbështetësit e tyre të votojnë. Presidenti Donald Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë takime elektorale në shumë shtete që do të jenë ndër më të rëndësishmet në përcaktimin e rezultatit.
Ndalesa e përbashkët në itinerarin e tyre është Pensilvania, një shtet ku zoti Biden kryeson sipas sondazheve të fundit, por që Trump e fitoi gjatë garës presidenciale të 2016. Fituesi i Pensilvanisë fiton 20 nga 270 votat elektorale që i duhen një kandidati për të marrë një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
Zoti Trump do të zhvillojë një tubim në aeroportin ndërkombëtar Wilkes-Barre Scranton, ndërsa Biden do t'u drejtohet mbështetësve të tij në një aktivitet me makina, për shkak të pandemisë, në Pitsburg.
Ndalesa tjetër e Biden të hënën do të jetë Ohajo, një shtet me 18 vota elektorale. Sondazhet i tregojnë të dy kandidatët të ngërthyer në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin.
Presidenti Trump shkon edhe në Karolinën e Veriut, një tjetër shtet ku dy kandidatët garojnë kokë më kokë si dhe në dy shtete të tjera si Miçigani dhe Uiskonsin. Në dy këto të fundit sondazhet nxjerrin në avantazh zotin Biden, por ato ishin pjesë e rëndësishme e fitores së zotit Trump në 2016.
Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë nga dita e zgjedhjeve. Afatet ndryshojnë nga shteti. Disa pritet t'i bëjnë ato të ditura brenda një jave, por shumë prej tyre duhet të presin për shpallen e rezultateve përfundimtare deri në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor.
Prej shumë vitesh, fituesi ka qenë i qartë para shpalljes së rezultateve zyrtare për shkak të parashikimeve të bëra nga organizatat mediatike bazuar në të dhënat nga zonat e votimit. Këtë vit një numër rekord amerikanësh kanë votuar paraprakisht, të paktën 94 milionë deri të dielën në mbrëmje dhe në kushtet kur shumë prej votave janë hedhur me postë për shkak të shqetësimeve të lidhura me koronavirusin, numërimi në disa shtete mund të jetë më i ngadaltë se zakonisht.
Presidenti Trump i ka kritikuar vendimet e disa gjykatave që u kanë dhënë të drejtën disa shteteve të numërojnë edhe ato vota që do të dërgohen me postë ditën e zgjedhjeve, duke përcaktuar një afat që varion nga shteti në shtet, se deri kur mund të pritet për to.
Ai e përsëriti kundërshtinë e tij gjatë ndalesave të shumta të fushatës të dielën, duke thënë, por pa ofruar asnjë provë se "mund të ndodhin shumë mashtrime dhe abuzime".
Trump sinjalizoi se zyrtarët e fushatës së tij po përgatiten për sfida ligjore lidhur me numërimin e fletëve të votimit të hedhura jo të qendrat e votimit në Pensilvani, çështje që u bë objekt i një vendimi të Gjykatës së Lartë javën e kaluar.
Ai gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij me faktin se rezultati nuk do të shpallet menjëherë dhe u tha gazetarëve para një tubimi në Karolinën e Veriut se "nuk mendon se është e drejtë që ne duhet të presim për një periudhë të gjatë kohore pas zgjedhjeve".
Por zoti Trump e cilësoi të rreme një artikull të publikuar në faqen në internet Axios, se ai u kishte thënë personave të rrethit të tij të ngushtë se do ta shpallte fitoren natën e zgjedhjeve edhe nëse rezultati i Kolegjit Zgjedhor do të ishte i paqartë.
Kandidati demokrat Joe Biden komentoi rreth artikullit mes ndalesave të fushatës së tij të dielën në Filadelfia. "Presidenti nuk do t’i vjedhë këto zgjedhje", tha Biden.
Në Filadelfia, Biden përsëriti gjithashtu kritikat e tij ndaj përgjigjes së administratës Trump lidhur me pandeminë e koronavirusit, e cila ka shkatuar vdekjen e rreth 231,000 personave që prej fillimit të saj dhe infektimin e më shumë se 9.2 milionëve, më shumë se në çdo vend tjetër i botës, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
"E vërteta është se për të mposhtur virusin ne duhet që së pari të mundim Donald Trumpin" tha zoti Biden. "Ai është virusi", shtoi ai.
Trump vazhdon të thotë se situata në SHBA po shkon drejt përmirësimit për sa i takon përpjekjeve kundër COVID-19-s dhe se vaksina do të dalë së shpejti në qarkullim.
Biden e quajti Pensilvaninë "kritike" lidhur me garën e tij për president. Ai u shpreh optimist duke thënë "kur Amerika të dëgjohet, besoj se mesazhi do të jetë i qartë: është koha që Trumpi të bëjë gati valixhet e të shkojë në shtëpi".
Sipas sondazheve kombëtare, zoti Biden vazhdon të kryesojë garën për president me rreth 8 për qind më shumë sesa zoti Trump i cili nëse humbet do të jetë i treti president në SHBA në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.
Megjithatë zgjedhjet në SHBA nuk përcaktohen nga vota popullore në nivel kombëtar, por nga votat e Kolegjit Zgjedhor prej 538 anëtarësh. Një kandidati i duhet minimalisht 270 vota elektorale në mënyrë që shpallet fitues i garës për president.
Përveç garës presidenciale, votuesit amerikanë do të zgjedhin gjithashtu të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve prej 435 ligjvënësish, 35 anëtarët të Senatit prej 100 vendesh, 11 guvernatorë shtetesh, drejtues në nivele të ndryshme të qeverisjes lokale si dhe do të votojnë iniciativa të lidhura me referendume. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38