Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Biden akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2022
Rusia tashmë po ndërhyn në zgjedhjet për Kongres të vitit të ardhshëm në SHBA, tha Presidenti Joe Biden të martën në një fjalim në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI).
Duke iu referuar raportit sekret të ditës të përgatitur nga komuniteti i inteligjencës për të, Biden tha: "Shikoni se çfarë po bën tashmë Rusia në lidhje me zgjedhjet e vitit 2022 dhe dezinformimin."
Veprime të tilla nga Moska janë një "shkelje e pastër e sovranitetit tonë", tha presidenti, pa shtjelluar më tej, në komentet tij para rreth 120 përfaqësuesve të komunitetit të inteligjencës amerikane që u mblodhën në veri të Virxhinias në selinë e ODNI-së.
Referenca publike e Preisdentit Biden për diçka që është sekret presidencial i ditës me siguri se do të shkaktojë reagime.
“Ai është president. Ai mund të deklasifikojë çdo gjë që dëshiron kur të dojë”, tha Emily Harding, zëvendës drejtore e programit ndërkombëtar të sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.
"Dhe nuk jam i sigurt se do të jetë shokuese për këdo që Rusia po shqyrton mundësinë e dezinformimit për zgjedhjet e vitit 2022. Mendoj se është vërtet një kujtesë e mirë që Rusia vazhdon ta bëjë këtë dhe se asgjë nuk i ka dekurajuar ata ende”, tha ajo.
Presidenti gjithashtu kishte një parashikim ogurzi për përshkallëzimin e sulmeve kibernetike që kanë në shënjestër Shtetet e Bashkuara, për të cilat administrata e tij ka fajësuar hakerët e mbështetur nga shteti në Kinë dhe ata që veprojnë pa u ndëshkuar në Rusi.
Presidenti Biden tha se ai beson se po rriten gjithnjë e më shumë gjasat që Shtetet e Bashkuara të "mund të përfundojnë në një luftë të hapur me një fuqi të madhe", si pasojë e sulmeve kibernetike.
Aftësitë kibernetike të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara "po rriten në mënyrë eksponenciale", tha presidenti amerikan.
Presidenti rus Vladimir Putin dukej se ishte shumë në mendjen e zotit Biden gjatë komenteve të tij para komunitetit të inteligjencës.
Putini ka "armë bërthamore, puse nafte dhe asgjë tjetër", tha Preisdenti Biden, duke shtuar se udhëheqësi rus e di se është në telashe të vërteta ekonomikisht, "gjë që e bën atë edhe më të rrezikshëm".
Biden gjithashtu vlerësoi komunitetin e inteligjencës amerikane për epërsinë e tij ndaj homologëve të tij në Moskë.
Putini "e di që ju jeni më të mirë se ekipi i tij. Dhe kjo e shqetëson atë shumë”, tha Presidenti Biden.
"Unë e shoh se si kjo mund të nxisë një reagim nga Moska", tha Harding për Zërin e Amerikës.
Presidenti Biden iu referua Rusisë dhe Kinës si "konkurentë vdekjepruës të së ardhmes".
Në komentet e tij, presidenti amerikan tha se presidenti kinez Xi Jinping "është shumë serioz në përpjekjet për ta bërë Kinën fuqinë më të madhe ushtarake dhe ekonomike në botë" nga mesi i viteve 2040.
Biden bëri disa referenca ndaj armëve hipersonike të kundërshtarëve. Por ai u ndal duke thënë se "Unë nuk e di, ne ndoshta kemi disa njerëz në dhomë pa biografi të kontrolluar për këtë lloj informacioni". Në fakt, një grup gazetarësh të Shtëpisë së Bardhë ishin të pranishëm dhe një kamera televizive po regjistronte fjalimin në emër të medias.
Presidenti gjithashtu i bëri thirrje ekipit të tij të inteligjencës, i cili përbëhet nga 17 agjenci të ndryshme, "që të më raportoni realitetin ashtu siç është. Unë nuk po kërkoj një paraqitje argëtuese. Kur nuk jeni të sigurt, thoni që nuk jeni të sigurt ”.
Presidenti Biden tha se "nuk mund të marrë vendime të duhura nëse ju nuk me jepni vlerësimet tuaja më të mira, të paanshme dhe pa paragjykime. Nuk po kërkoj të dëgjoj gjëra të këndshme. Dua atë që ju mendoni se është e vërteta.”
Këto fjalë janë "një gjë e madhe. Kjo është gjëja që ai ndoshta më së shumti kishte nevojë ta thoshte" për këtë audiencë të veçantë, thotë analistja Harding.
Presidenti Biden theksoi se agjencitë e inteligjencës nuk duhet të ndikohen nga partia politike që kontrollon Kongresin ose Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se është "jetike që ju të jeni plotësisht të lirë nga çdo presion politik ose ndikim partiak".
Presidenti Biden u zotua se gjatë mandatit të tij ai nuk do të përpiqet të "ndikojë ose ndryshojë gjykimet tuaja për atë që mendoni për situatat me të cilat përballemi. Unë kurrë nuk do ta politizoj punën që ju bëni. U jap fjalën për këtë. Kjo është tepër e rëndësishme për vendin tonë.”
Vizita e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara në ODNI kishte për qëllim, pjesërisht, të demonstronte një marrëdhënie të ndryshme me komunitetin e inteligjencës nga ajo që ky komunitet pati me paraardhësin i tij, Donald Trump.
"Mendoj se të gjithë ju mund të bëni një kontrast të qartë", u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë një ditë më parë.
Qëndrimi i ish-presidentit Trump ndaj komunitetit të inteligjencës u acarua publikisht pasi ai doli në anën e Putinit në lidhje me raportin e qeverisë amerikane se Kremlini kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Republikani Donald Trump mposhti me një rezultat të ngushtë rivalen demokrate Hillary Clinton në ato zgjedhje./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38