Flash News

Bota

Biden bën kërkesë rekord për buxhetin e mbrojtjes kombëtare në kohë paqeje prej 813 miliardë dollarësh

Biden bën kërkesë rekord për buxhetin e mbrojtjes

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë një kërkesë rekord për buxhetin e mbrojtjes kombëtare në kohë paqeje prej 813 miliardë dollarësh, pasi agresioni rus në Ukrainë nxit kërkesat për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Kërkesa e zotit Biden cakton 773 miliardë dollarë për Pentagonin dhe eklipson kërkesat buxhetore të ish-presidentit Donald Trump, shkruan SkyNews. Një shtesë prej 40 miliardë dollarësh është caktuar për programet e lidhura me mbrojtjen në Byronë Federale të Hetimit, Departamentin e Energjisë dhe agjenci të tjera, duke e çuar buxhetin e sigurisë kombëtare në 813 miliardë dollarë, nga 778 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur mbështetjen e kohëve të fundit për shpenzime më të mëdha të mbrojtjes midis demokratëve dhe republikanëve, të cilët shohin një kërcënim në rritje të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme nga udhëheqësi rus Vladimir Putin.

Biden u kritikua gjatë fundjavës për përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve SHBA-Rusi duke thënë se Putin "nuk mund të qëndrojë në pushtet".

Të fundit