Flash News

Bota

Biden bën tjetër gafë, ngatërron himnin e SHBA me atë të Indisë

Biden bën tjetër gafë, ngatërron himnin e SHBA me atë

Gafat e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden nuk kanë të sosur.

Kësaj here, Biden tërhoqi vëmendjen gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë, teksa ngatërroi himnet kombëtare.

Siç duket edhe në video, Biden ngre dorën e djathtë dhe e vendos në nivelin e zemrës, kur fillon himni kombëtar i Indisë, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.

Pas disa sekondash, Biden e kupton dhe e ul dorën me ngadalë.

 

Të fundit