Flash News

Bota

Biden dhe udhëheqësit perëndimorë do të "vazhdojnë të rrisin kostot ndaj Rusisë"

Biden dhe udhëheqësit perëndimorë do të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pati një video-telefonatë për më shumë se një orë me kryeministrin Boris Johnson dhe liderët e Francës dhe Gjermanisë më herët. Biden dhe udhëheqësit perëndimorë do të "vazhdojnë të rrisin kostot ndaj Rusisë"

Shtëpia e Bardhë shkroi në Twitter se ata ranë dakord të "vazhdojnë të rrisin kostot ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar".

Ekziston frika se vendet evropiane që mbështeten shumë në energjinë ruse mund të goditen veçanërisht rëndë nga një veprim i tillë. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se liderët përsëritën gjithashtu "angazhimin për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën".

“Përveç kësaj, ata diskutuan angazhimet e tyre përkatëse të fundit me presidentët ukrainas dhe rus”, shtoi në Tëitter faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë.

Të fundit