Flash News

Bota

Biden e prezantoi atë si ‘presidenti Putin’, reagimi epik i Zelenskyt

Biden e prezantoi atë si ‘presidenti Putin’, reagimi epik i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidati demokrat për mandatin e ri, Joe Biden, ka bërë një gafë të re në konferencën e fundit për shtyp.

Duke njoftuar marrëveshjen që do të bashkojë vendet e aleancës së NATO-s për të mbështetur Ukrainën, Biden deshi t’ia linte mikrofonin presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe me atë rast e prezantoi atë si “president Putin”.

Një video që tregon reagimin e Zelenskyt ndaj njoftimit të Bidenit është bërë virale në rrjetet sociale.

Presidenti i Ukrainës tundi kokën përpara se 81-vjeçari të kthehej në mikrofon dhe të përpiqej të korrigjonte gafën.

“Presidenti Putin? Ai do ta mposhtë presidentin Putin… Presidenti Zelensky. Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit…”, tha Biden.

Më vonë, Zelensky u përgjigj “unë jam më i mirë se ai”, për të cilin Biden u përgjigj “ti je shumë më i mirë”.

 

Të fundit