Flash News

Bota

Biden fiton Wisconsin, Trump ngre dyshime për manipulim votash, sa është rezultati i votave elektorale

Biden fiton Wisconsin, Trump ngre dyshime për manipulim votash, sa

Kandidati demokrat, Joe Biden ka fituar shtetin e Wisconsin, i cilësuar si një nga shtetet kryesore të fushë-betejës presidenciale.

Kështu, me këtë fitore Biden merr 10 vota elektorale, duke i dhënë një goditje shpresave të Trump për rizgjedhjen e tij si president i SHBA.

Aktualisht, rezultatet janë Biden 248 vota elektorale, kurse Trump 214.

Biden fiton Wisconsin, Trump ngre dyshime për manipulim votash, sa

Nga ana tjetër, stafi i fushatës së Presidentit Donald Trump deklaruan më herët se do kërkojnë rinumërim të votave në këtë shtet.

"Ka pasur raporte të parregullsive në disa qarqe të Wisconsin të cilat ngrenë dyshime serioze në lidhje me vlefshmërinë e rezultateve," tha menaxheri i fushatës Bill Stepien në një deklaratë, pa dhënë detaje të ndonjë raporti. "Presidenti është brenda pragut për të kërkuar një rinumërim dhe ne menjëherë do ta bëjmë atë".

Ekspertët e zgjedhjeve thonë se mashtrimi është shumë i rrallë në votimet në SHBA.

Të fundit