
Flash News
Trump reagon pas diskutimeve SHBA-Ukrainë: Do të ftoj Zelenskyn sërish në Shtëpinë e Bardhë
“Ukraina gati për paqe”, Zelenskyy pranon propozimin e armëpushimit 30-ditor
Përfundon takimi SHBA-Ukrainë në Arabi, DASH njofton rikthimin e ndihmës së sigurisë për Kievin
Rina Rakipi, shqiptarja që u shpall finaliste për çmimin prestigjioz të sigurisë kibernetike në SHBA
Merret vendimi, ja sa vite burg dënohet Alqi Bllako
Biden i fal Faucin dhe Milleyn pak orë para se Trump ta marrë detyrën
Presidenti amerikan në shkuarje, Joe Biden, i ka falur doktorin Anthony Fauci, gjeneralin e pensionuar Mark Milley, si dhe anëtarë të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që e hetuan sulmin e 6 janarit në Kongres.
Biden e përdori pushtetin e tij të jashtëzakonshëm në orët e fundit si presidentit për t’i mbrojtur ata nga hakmarrja e mundshme e administratës së Trumpit, e cila do ta marrë detyrën sot pasdite zyrtarisht.
Ky vendim i Bidenit vjen pasi Trumpi kishte paralajmëruar për një listë armiqsh të mbushur me njerëz që e kishin kundërshtuar atë politikisht, apo kishin tentuar ta mbanin përgjegjës për përpjekjet e tij për ta zhbërë humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 dhe rolin e tij në sulmin që ndodhi në Kongresin amerikan më 6 janar 2021.
Trumpi ka zgjedhur anëtarë të kabinetit ata të cilët i mbështetën pretendimet e tij për zgjedhjet e vitit 2020 dhe të cilët janë zotuar se do t’i ndëshkojnë personat që bënë përpjekje për ta hetuar Trumpin.
“Këto falje nuk duhet të ngatërrohet si një pranim se ndonjë individ ka kryer ndonjë vepër të keqe, as pranimi i tyre nuk duhet të interpretohet si një pranim fajësie për ndonjë vepër penale”, tha Biden në një komunikatë.
“Kombi ynë ua ka borxh këtyre shërbyesve publikë një mirënjohje të madhe për angazhimin e tyre të palodhshëm ndaj vendit tonë”, tha ai.
Është zakon që një president të falë të dënuar në fund të mandatit të tij, por këto akte mëshire zakonisht u ofrohen amerikanëve të zakonshëm që janë dënuar për ndonjë krim.
Por, Biden e ka përdorur këtë fuqi në mënyrën më të gjerë: për të falur ata që nuk janë hetuar ende. Dhe me pranimin e faljes vjen një pranim i heshtur fajësie ose keqbërjeje, edhe pse ata që janë falur nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.
Fauci ishte drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA për gati 40 vjet dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Bidenit deri në pensionimin e tij në vitin 2022.
Ai ndihmoi në koordinimin e reagimit të kombit ndaj pandemisë COVID-19 dhe ngjalli zemërimin e Trumpit kur refuzoi të mbështeste pretendimet e pabaza të tij.
Fauci shënjestër e urrejtjes dhe sulmeve të ashpra nga njerëz të së djathtës, të cilët e fajësojnë atë për bartjen e detyrueshme të maskave dhe politika të tjera që ata besojnë se kufizuan të drejtat e tyre, edhe pse dhjetëra mijëra amerikanë po vdisnin.
Mark Milley është ish-kryetar i Shtabit të Përgjithshëm dhe e quajti Trumpin fashist dhe tregoi hollësi për sjelljen e Trumpit thatë kryengritjes vdekjeprurëse të 6 janarit 2021.
Biden i ka falur edhe anëtarët dhe stafin e komisionit të 6 janarit, duke përfshirë ish-përfaqësuesit Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të dy republikanë, si dhe oficerët e Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe Policisë Metropolitane të Uashingtonit që dëshmuan para komisionit.
Biden ka premtuar kalim të qetë te pushtetit, duke e ftuar Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe duke thënë se kombi do të jetë në rregull, edhe pse ai paralajmëroi gjatë fjalimit të tij të lamtumirës për një oligarki në rritje.
Ai ka kaluar vite duke paralajmëruar se rikthimi i Trumpit në presidencë do të ishte kërcënim për demokracinë. Vendimi i tij për të thyer normat politike me faljet paraprake u motivua nga këto shqetësime.
Të fundit




A do jetë në listën e mbyllur të PD? Topalli: Mirënjohëse nëse do jem në garë
11 Mars 2025, 22:08
"Ka prova të reja", Lala: SPAK përgjoi Veliajn në paraburgimin e Durrësit
11 Mars 2025, 21:49
Sherr në Portin e Vlorës, dy persona sulmojnë punonjësin e policisë kufitare
11 Mars 2025, 21:46

Rutte në Kosovë: Serbia duhet të paguajë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë
11 Mars 2025, 21:09



“Ukraina gati për paqe”, Zelenskyy pranon propozimin e armëpushimit 30-ditor
11 Mars 2025, 20:31
Presidenti serb takim me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan
11 Mars 2025, 20:20
Avokati i ardhur nga Amerika për Erion Veliaj, një show i kushtueshëm?
11 Mars 2025, 20:02
Këto 5 shenja të horoskopit janë magnet për suksesin
11 Mars 2025, 19:54
Çështja Veliaj në Apel, VOA: Prokurorët insistojnë se kanë prova të reja
11 Mars 2025, 19:37





BIRN: Digjitalizimi i administratës publike sjell shqetësime mbi privatësinë
11 Mars 2025, 18:23

Suzana Gjekaj bëhet e para kolonele shqiptare në ushtrinë amerikane
11 Mars 2025, 17:54
Sherri te "Sami Frashëri", policia procedon 6 persona
11 Mars 2025, 17:41
Kërkon lirinë, shtyhet për nesër seanca për Erion Veliajn në Apelin e GJKKO
11 Mars 2025, 17:31



Grabitën një çantë, arrestohen tre të rinj në Shkodër
11 Mars 2025, 16:47


Dialogu me Serbinë, Mark Rutte nga Kosova: Pa zgjidhje politike s’ka paqe
11 Mars 2025, 16:22
Kandidojnë për deputetë në 11 maj, tre kryebashkiakë të PS japin dorëheqjen
11 Mars 2025, 16:08


Deri në 400 vdekje shtesë çdo vit nga valët e të nxehtit në Shqipëri
11 Mars 2025, 15:33
Konfliktohen me sende të forta dy vëllezërit në Cërrik
11 Mars 2025, 15:20
Tabaku: Integrimi në BE nuk është pronë e Qeverisë, por e shqiptarëve!
11 Mars 2025, 15:08
Sulmet izraelite vrasin palestinezë në Gazë dhe Bregun Perëndimor
11 Mars 2025, 15:02

Shefi i NATO-s nis takimet në Kosovë
11 Mars 2025, 14:47
Merret vendimi, ja sa vite burg dënohet Alqi Bllako
11 Mars 2025, 14:34
Rama e quajti “turist”, LaCivita udhëton me avionin e Trump drejt Uashington-it
11 Mars 2025, 14:31

“Rinia Kundër censurës”, del slogani i protestës së opozitës
11 Mars 2025, 14:20
Kryebashkiaku i PS-së jep dorëheqjen nga posti
11 Mars 2025, 14:12

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ervin Salianjit
11 Mars 2025, 13:55
Seanca në Apel për Veliajn, çfarë po ndodh prej tre orësh në gjykatë
11 Mars 2025, 13:52
Po transportohej me autoambulancë drejt Gjirokastrës, humb jetën 30-vjeçarja
11 Mars 2025, 13:44

Shqiptari përplaset nga treni në Milano
11 Mars 2025, 13:16
Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur
11 Mars 2025, 13:06
Dëshironi të humbisni peshë? Zbuloni cilat janë ushqimet që frenojnë urinë
11 Mars 2025, 12:56
U kapën në tentativë për të shitur 1.7 kg kanabis, dy të arrestuar në Tiranë
11 Mars 2025, 12:46

Vota e emigrantëve: Pesë qarqet ku mund të ketë më shumë ndikim
11 Mars 2025, 12:25
Fusnin në treg euro të falsifikuara, dy të arrestuar në Vlorë
11 Mars 2025, 12:12
Çfarë ndodhi tek KINO? Rryma e re e eventeve që po vjen në Tiranë
11 Mars 2025, 12:00


Rama mbledh Kryesinë nesër, “vulos” ekipin me të cilin do të garojë më 11 maj
11 Mars 2025, 11:37


Protesta e opozitës, Xhaferri: Të shtunën protestojmë kundër censurës
11 Mars 2025, 11:02
Apeli i GJKKO nuk pranon avokatin amerikan në seancën për Veliajn
11 Mars 2025, 10:55
Opozita 'zbret' në shesh më 15 mars, ja ora dhe vendi i protestës
11 Mars 2025, 10:48
Avokati amerikan i Veliajt mbërrin në GJKKO
11 Mars 2025, 10:39

Mitsotakis prezanton planin 28 miliardë euro për armatosjen e Greqisë
11 Mars 2025, 10:21

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, vendin e protestuesve e “zënë” policat (PAMJE)
11 Mars 2025, 09:56

Klima e biznesit në rajon 2020–2023: Shqipëria e fundit, kryeson Kosova
11 Mars 2025, 09:48


Rama nxjerr “të vjetrit” në terren: Do jetë një fushëbetejë për të marrë vota
11 Mars 2025, 09:09
Mbahet sot në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn
11 Mars 2025, 09:08
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
11 Mars 2025, 08:54
Shqiptarët, më “dembelët” e Europës dhe rajonit, sipas OECD
11 Mars 2025, 08:38
Rekursi për dënimin me burg, Gjykata e Lartë vendos sot për Ervin Salianjin
11 Mars 2025, 08:28
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
11 Mars 2025, 08:15
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
11 Mars 2025, 08:03
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Mars 2025, 07:50




Papa Françeskut jashtë rrezikut për jetën, mjekët: Po përmirësohet
10 Mars 2025, 21:53
Parlamenti Evropian do të hap zyrën e re në Tiranë
10 Mars 2025, 21:30
Kamioni përplas motorin në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën 51 vjeçari
10 Mars 2025, 21:25



Ja cili është mëngjesi ideal sipas mjekut
10 Mars 2025, 20:49
Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të Tiranës
10 Mars 2025, 20:28

Raporti vjetor: Gazetarët në Shqipëri nën presione dhe pengesa të mëdha
10 Mars 2025, 20:04