Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Biden i prerë: Nuk do ketë më Nord Stream 2, nëse Rusia pushton Ukrainën

Presidenti Joe Biden tha të hënën "nuk do të ketë më Nord Stream 2", një gazjellës i rëndësishëm rus që do të lidhte Rusinë me Evropën, nëse Rusia pushton më tej Ukrainën me "tanke ose trupa".
Presidenti Biden i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pasi të dy udhëheqësit u takuan për bisedime rreth krizës në kufirin Ukrainë-Rusi.
Gjermania, e cila përdor gazin natyror rus për të mbuluar gjysmën e nevojave të saj, ka shtyrë miratimin e projektit të gazsjellësit “Nord Stream 2” të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, por ka refuzuar të anulojë projektin pothuajse të përfunduar.
Shtëpia e Bardhë ka shprehur alarmin mbi perspektivën e një konflikti ushtarak në Ukrainë. Zoti Biden po përpiqet të forcojë mbështetjen midis aleatëve evropianë për sanksione të forta ndaj Rusisë nëse ajo merr masa për një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës.
Përpjekjet ndërkombëtare për të zbutur tensionet në lidhje me Ukrainën u intensifikuan të hënën, me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili zhvilloi bisedime me homologun e tij rus në Moskë dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Uashington për të koordinuar politikat ndaj Rusisë ndërsa po rritet frika e një pushtim rus të Ukrainës.
Grumbullimi i mbi 100,000 trupave ruse pranë Ukrainës ka nxitur shqetësimet mes udhëheqësve perëndimorë për një ofensivë të mundshme. Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, paralajmëroi të dielën se Rusia mund të pushtojë Ukrainën "në çdo moment", duke shkaktuar një konflikt që do të shoqërohej me një "kosto të madhe njerëzore".
Rusia ka mohuar se ka plane për të sulmuar fqinjin e saj, por kërkon që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të mos pranojnë kurrë që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike të anëtarësohen në NATO, si dhe të tërheqin forcat e NATO-s dhe armët nga Evropa Lindore. Uashingtoni dhe NATO i kanë hedhur poshtë këto kërkesa.
“Nëse Rusia pushton, pra nëse tanket dhe trupat (ruse) do të kalonin përsëri kufirin e Ukrainës, atëherë nuk do të ketë më Nord Stream 2”, tha zoti Biden. "Ne do t'i japim fund këtij projekti."
Kjo do të dëmtonte Rusinë ekonomikisht, por gjithashtu do të shkaktonte probleme të furnizimit me gaz natyror për Gjermaninë. Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por ai ende nuk ka filluar punën.
"Ne jemi bashkërisht gati dhe e gjithë NATO është gati", tha zoti Biden, duke iu referuar aleancës së fuqishme perëndimore, pavarësisht se Ukraina nuk është anëtare e saj.
Ndërsa Biden përsëriti me siguri se gazësjellësi rus "Nord Stream 2" do të ndërpritej, kancelari Scholz theksoi nevojën për të mbajtur njëfarë paqartësie në lidhje me sanksionet në mënyrë që Rusia të ketë një shteg për ndërmarrë veprime drejt uljesë së tensioneve.
“Është e nevojshme që Rusia ta kuptojë se mund të ndeshet me shumë më tepër pasoja se sa ajo mund të ketë llogaritur”, tha zoti Scholz.
Duke folur në fillim të takimit të tij me kancelarin Scholz, presidenti i amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania "po punonin me një hap për të penguar agresionin e mëtejshëm rus në Evropë".
Kancelari Scholz shtoi: “Ne jemi aleatët më të ngushtë dhe po punojmë intensivisht së bashku, dhe kjo është e duhur për të bërë hapat e nevojshëm për luftimin e agresionit rus kundër Ukrainës”.
Zoti Scholz u tha gazetarëve se "nuk mund të heshtim" për çështjen e Rusisë, duke shtuar se vendosja e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën është "kërcënim serioz" për sigurinë evropiane.
Kancelari Scholz përsëriti se "do të ketë kosto shumë, shumë të larta" për Rusinë nëse ajo sulmon Ukrainën.
"Gjermania është një nga aleatët më të ngushtë të Amerikës", tha Presidenti Biden më herët të hënën në takimin me kancelarin gjerman Scholz në Zyrën Ovale. "Ne po punojmë së bashku për të ndalur agresionin rus në Evropë, për të trajtuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të promovuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor", tha më tej presidenti amerikan./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38