Flash News

Bota

Biden kërkon mandat të dytë, gati të garojë në zgjedhjet presidenciale të 2024

Biden kërkon mandat të dytë, gati të garojë në

Presidenti amerikan Joe Biden synon të kandidojë për t’u rizgjedhur president i SHBA-ve në vitin 2024. Lajmi u konfirmua nga sekretarja e shtypi e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, sipas medieve të huaja

"Ky është qëllimi i tij," u tha Psaki gazetarëve, duke konfirmuar raportet se Biden u ka thënë këshilltarëve dhe stafit se planifikon të kandidojë përsëri në 2024.

Washington Post raportoi gjatë fundjavës se Biden dhe këshilltarët e tij më të afërt kanë siguruar aleatët ditët e fundit se ai ka në plan të kërkojë një mandat të dytë. Ky raport pasoi një artikull të Politico javën e kaluar në lidhje me pozicionimin mes demokratëve të tjerë që mund të jenë të interesuar të kandidojnë për president nëse Biden refuzon të kandidojë për rizgjedhje.

Ndërsa planet e Biden për vitin 2024 mund të ndryshojnë gjatë dy viteve të ardhshme, burime pranë presidentit kanë pohuar që kur ai mori detyrën në janar se ai do të bënte fushatë për një mandat të dytë.

Të fundit