Flash News

Bota

Biden më pranë ‘Shtëpisë së Bardhë’, reagon Hilary Clinton: Kush do të ishte krenar sot

Biden më pranë ‘Shtëpisë së Bardhë’,

Ndërsa kandidati demokrat Joe Biden është më pranë fitores në garën presidenciale të SHBA, disa demokratë po reflektojnë për miqtë dhe kolegët e tyre që nuk jetuan dot për ta parë këtë ditë.

Hillary Clinton, kundërshtarja e Donald Trump në zgjedhjet e shkuara në 2016-ën shpërndau një ‘cicërimë’ të vitit 2016 nga John Lewis, kongresmeni dhe ikona e të drejtave civile që u nda nga jeta në korrik të këtij viti ku shkruan: "Ai do të ishte krenar sot".

Biden më pranë ‘Shtëpisë së Bardhë’,

Aktualisht, në ditën e tretë të numërimit të votave rezultati vazhdon të jetë 253 vota elektorale për Biden dhe 2014 për Trump.

Për t’u zyrtarizuar si president, kandidatit i duhen 270 vota elektorale.  

Të fundit