All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Biden: Me Scholz rikonfirmuam angazhimin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane

All - Paragraf - 1

Biden: Me Scholz rikonfirmuam angazhimin për integrimin e Ballkanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz se gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë kanë rikonfirmuar angazhimin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane.

All - Paragraf - 3

Kancelari gjermane vizitoi dje Uashingtonin kryesisht për të diskutuar situatën në Ukrainë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas Biden, ata diskutuan gjithashtu sfidat me të cilat po përballeshin për rendin ndërkombëtar nga Kina, së bashku me Rusinë "dhe konkurrentët e tjerë që po ndjekin të ardhme më joliberale".

Ne gjithashtu rikonfirmuam angazhimin tonë për të përfunduar punën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe për të realizuar përfundimisht një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”, tha Biden.

Në fjalën e tij, kancelari gjerman tha se, kur bëhet fjalë për Rusinë dhe Ukrainën, ishte e rëndësishme që të gjithë aleatët - SHBA dhe Gjermania, partneriteti transatlantik midis SHBA dhe Evropës, NATO të flasin me një zë.

“Pra, (nëse ka pasur një agresion ushtarak) do të ketë një çmim të lartë për Rusinë…Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të përdorim të gjitha mjetet diplomatike që kemi”, tha Scholz.

Të fundit