Flash News

Bota

Biden miraton një ndihmë prej 725 milionë dollarë për Ukrainën, çfarë përfshin

Biden miraton një ndihmë prej 725 milionë dollarë për

Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një ndihmë shtesë prej 725 milionë dollarësh për sigurinë për Ukrainën, sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit.

Më pas reagoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Biden.

“Sinqerisht mirënjohës ndaj POTUS-it, njerëzve nga Shtetet e Bashkuara për ofrimin e një pakete tjetër ndihme sigurie prej 725 milionë dollarësh. Ne do të marrim, veçanërisht, raundet e nevojshme për HIMARS-in dhe artilerinë”, tha Zelenskyy.

Paketa prej 725 milionë dollarësh përfshin municione për HIMARS, HARM (raketa ajër-tokë), armë kundërtanke, Humvee, fishekë artilerie 155 mm, armë të vogla dhe municione të armëve të vogla, fishekë artilerie të drejtuara me saktësi dhe furnizime mjekësore.

Burimi: CNN

Të fundit