Flash News

Bota

Biden në avantazh, Trump akuzon: Janë hedhur vota në 4 të mëngjesit

Biden në avantazh, Trump akuzon: Janë hedhur vota në 4 të
Biden vs Trump

Përfaqësuesi i republikanëve, Dondald Trump, ka komentuar procesin e numërimit të votave, teksa ka hedhur akuza për manipulim zgjedhjesh, pasi sipas tij janë hedhur vota në 4 të mëngjesit.

Në një deklaratë për mediat, Trump u shpreh i bindur se ai i ka siguruar votat e fitores dhe se për vjedhjen e zgjedhjeve do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë.

“Ne i kemi fituar këto zgjedhje. Po bëhet një grabitje e madhe në kombin tonë dhe ne duam që votat të përdoren në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në Gjykatën e Lartë. Ne nuk duam vota të hedhura në orën 4 të mëngjesit. Ky është një moment i trishtueshëm, ne do ta fitojmë dhe mesa shoh i kemi fituar. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që kanë fituar me ne. Ne do ta mbrojmë votën”, tha Trump.

Ndërkohë, në një deklaratë të tij më herët, presidenti në detyrë Donald Trump, u shpreh se po bëhet gati për festimet e fitores në zgjedhjet presidenciale, pas bindjes së ka fituar edhe në shtetet më të diskutuara aktualisht si Michigan, Pensilvania apo Winsconsin.

 “Po bëhemi gati për festimin e madh. Rezultatet e sotme kanë qenë fenomenale, bëhemi gati të dalim jashtë e të festojmë këtë sukses me numra rekord, fituam shtete që nuk i prisnim, i fituam me diferencë të madhe”, deklaroi Trump në konferencë për shtyp.

Është e qartë se kemi fituar Giorgian, fituam Karolinën e Veriut, nëse shohim Arizonën, kemi shumë mundës... dikush (Biden) deklaroi se ishte në fitore për të, por ka më shumë vota për t’u numëruar dhe aty mund të përmbyset rezultati, është e pritshme se mund t’i arrijmë, kemi mundësi të mirë që situata dhe numrat të ndryshohen. Kemi fituar Pensilvaninë me diferencë shumë të madhe. Kemi fituar Michiganin, kam parë numrat dhe jam habitur, po fitojmë Winsconsin", tha Trump.

Deri në këto momente, Trumpn numëron 213 vota elektorale, ndërsa Biden është në avantazh me 220 vota elektorale.

Të fundit