Flash News

Bota

Biden nis sot vizitën e parë në Europë si President i SHBA-ve, axhenda dhe çështjet që do të trajtohen

Biden nis sot vizitën e parë në Europë si President i
Joe Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nis sot udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ku do të takohet me partnerët evropianë dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ky udhëtim synon fuqizimin e bashkëpunimit dhe kapaciteteve për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke.

Biden fillimisht do të shkojë në Britani, ku do të marrë pjesë në një samit të G7-ës dhe më pas në Bruksel për një samit të NATO-s, si dhe do të takojë krerët e Bashkimit Evropian.

Synimi i Biden është të bindë botën se administrata e tij nuk është thjesht një devijim i shpejtë në trajektoren e një politike të jashtme amerikane. Biden kërkon që t'i bëjë presion privatisht Putinit për t'i dhënë fund provokimeve të panumërta, duke përfshirë sulmet e sigurisë kibernetike ndaj bizneseve amerikane nga hakerat me bazë në Rusi, burgosjen e liderit të opozitës Alexei Navalny dhe përpjekjet e përsëritura të fshehta nga Kremlini për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA.

Biden po kërkon gjithashtu të mbledhë aleatët edhe për përgjigjen ndaj pandemisë. Gjithashtu dëshiron të nxisë aleatët e jashtëm, përfshirë Australinë, për tu angazhuar më shumë për të frenuar ngrohjen globale.

Burimi: Euronews

Të fundit