Flash News

Bota

Biden paralajmëron pasoja për Kinën nëse i jep mbështetje Rusisë

Biden paralajmëron pasoja për Kinën nëse i jep

Janë zbardhur detaje rreth telefonatës dy-orëshe sot mes presidentit të SHBA Joe Biden dhe atij të Kinës Xi Jinping.

Shtëpia e Bardhë thotë se Biden "i ka përmendur pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas".

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme kineze thotë se Xi e bëri të qartë gjatë takimit se "si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy ekonomitë kryesore të botës, ne jo vetëm që duhet t'i drejtojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA përpara në rrugën e duhur, por gjithashtu mbajmë mbi supe pjesën tonë të përgjegjësive ndërkombëtare dhe punojmë për paqen dhe qetësinë botërore”.


 

 

Të fundit