Flash News

Bota

Biden paralajmëron pasoja shkatërruese për amerikanët, nëse nuk nënshkruhet paketa stimuluese

Biden paralajmëron pasoja shkatërruese për amerikanët,
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden paralajmëroi për pasojat shkatërruese për miliona amerikanë, nëse presidenti aktual Donald Trump nuk nënshkruan, sikurse është shprehur, paketën e gjerë të stimulit ekonomik të miratuar nga Kongresi.

“Kjo heqje dorë nga përgjegjësitë ka pasoja shkatërruese”, tha ai, duke iu referuar skadimit të përfitimeve të papunësisë për 10 milionë amerikanë dhe përfundimit të financimit aktual të shërbimeve shtetërore.

Pas disa muajsh negociata, Kongresi miratoi të enjten një plan mbështetjeje për ekonominë prej rreth 900 miliardë dollarësh, por Trump e refuzoi atë duke kërkuar, ndër të tjera, një rritje të ndihmës së drejtpërdrejtë për familjet.

Të fundit