Flash News

Bota

Biden pas fitores së Trump: Amerikanët meritojnë një tranzicion “paqësor dhe të rregullt”

Biden pas fitores së Trump: Amerikanët meritojnë një

Presidenti Joe Biden foli të enjten nga Kopshti i Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë pas fitores së Donald Trump në zgjedhje.

Ai tha populli amerikan meriton një tranzicion “paqësor dhe të rregullt”. 

"Për mbi 200 vjet, Amerika ka kryer eksperimentin më të madh në vetëqeverisje në historinë e botës," tha Biden nga Kopshti i Trëndafilave, shkruan CNN

“Kjo nuk është hiperbolë. Ky është një fakt. Aty ku populli, populli votojnë dhe zgjedhin liderët e tyre, dhe ata e bëjnë këtë në mënyrë paqësore. Dhe ne jemi në një demokraci. Vullneti i popullit gjithmonë mbizotëron.”

Biden shtoi: “Dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do të drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.”

Të fundit