Flash News

Bota

Biden pëson fraktura në këmbë teksa luante me qenin e tij, Trump: Shërim të shpejtë!

Biden pëson fraktura në këmbë teksa luante me qenin e tij,

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka pësuar disa fraktura në  këmbë pasi rrëshqiti ndërsa po luante me Majorin, një nga dy qentë e tij të racës gjermane.

Mjeku i tij personal, Kevin O'Connor, tha se rrezet x fillestare nuk treguan ndonjë "frakturë të dukshme", por urdhëroi një skanim më të hollësishëm. Skanimi pasues zbuloi se Biden kishte pësuar fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathtë, tha mjeku.

Pasi fitoi ndaj presidentit, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden do të jetë personi më i vjetër që ka marrë ndonjëherë detyrën e presidentit amerikan. Inagurimi i tij pritet të bëhet më 20 janar.

Nga ana tjetër, Trump i cili nuk e pranon humbjen, i ka ururar shërim të shpejtë Biden.

“Shërim të shpejtë!”, tha Trump në një postim në “Twitter”. 

 

Të fundit