Flash News

Bota

Biden propozon Kamala Harris kandidate për Presidente të SHBA-ve

Biden propozon Kamala Harris kandidate për Presidente të SHBA-ve

Kamala Harris do të jetë kandidatja për Presidente e demokratëve. Këtë e ka njoftuar vetë Presidenti Joe Biden, pasi u tërhoq nga gara presidenciale.

Biden thotë në platformën "X" se do të mbështesë nominimin e Harris dhe do t’i ofrojë përkrahjen e tij në garë.

“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët - është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, shkruan Biden.

 

Të fundit