Flash News

Bota

Biden shkon përtej Atlantikut, mbledh perëndimin në një moment kyç për Ukrainën

Biden shkon përtej Atlantikut, mbledh perëndimin në një

Presidenti Joe Biden do të kalojë sot Atlantikun dhe do të përpiqet të bashkojë perëndimin, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon prej afro një muaji. Liderët perëndimorë do përpiqen të gjejnë mënyra për të ndalur luftën e presidentit rus Vladimir Putin.

Deri më tani, sanksionet ndëshkuese perëndimore nuk e kanë ndalur Putinin. Është e paqartë nëse hapat e rinj që priten këtë javë, duke përfshirë sanksionet ndaj qindra anëtarëve të organit më të ulët legjislativ të Rusisë, do të jenë të japing efekt.

Takimet urgjente në Bruksel, Belgjikë, të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe G7-ës do të fokusohen në shfaqjet e bashkëpunimit në ndëshkimin e Rusisë dhe ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.

Një ndalesë e Biden më pas në Poloni ka për qëllim të nxjerrë në pah krizën masive të refugjatëve që pasoi pushtimin e Rusisë, si dhe të sigurojë aleatët në skajin lindor të NATO-s.

Për Biden, bisedimet e minutës së fundit janë një mundësi për të demonstruar kredencialet e politikës së jashtme që ai premtoi si kandidat kur u zotua të rivendoste udhëheqjen amerikane dhe të riparonte aleancat e prishura.

Të fundit