Flash News

Bota

Biden: Sot festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të kauzës së demokracisë

Biden: Sot festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të

Presidenti Joe Biden, pasi nënshkroi betimin si presidenti 46-të i SHBA foli për rëndësinë e bashkimit të vendit.

“Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze - kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne kemi mësuar përsëri se demokracia është e çmuar Demokracia është e brishtë. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar.

Sot, në këtë ditë janari, gjithë shpirti im është për bashkimin e Amerikës, bashkimi i njerëzve tanë, bashkimi i kombit tonë," tha ai.

Presidenti u bëri thirrje Amerikanëve që të bashkohen për të kapërcyer sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballet kombi - një ide që ai shpesh e përmendi në fushatë.

"Për të kapërcyer këto sfida, për të siguruar të ardhmen e Amerikës kërkon shumë më tepër sesa fjalët për një demokraci, unitet," tha Biden.

 

Të fundit