Flash News

Bota

Biden takohet me Putin, shtrëngojnë duart dhe hyjnë në vilën e shekullit të 18-të

Biden takohet me Putin, shtrëngojnë duart dhe hyjnë në

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin sapo janë takuar në Gjenevë. Ata bënë foton e tyre të parë në takimin historik në Villa La Grange në Zvicër, raporton CNN.

Ata u pritën nga Presidenti i Zvicrës Guy Parmelin, i cili iu uroi të dy udhëheqësit për një "dialog të frytshëm".

Biden dhe Putin dëgjuan deklaratën e Parmelin, e cila u përkthyen së pari në rusisht dhe pastaj anglisht. Ata shtrënguan duart, panë njëri-tjetrin dhe buzëqeshën.

Putini u kthye drejt shtypit dhe buzëqeshi edhe pak, para se të kthehej kur të dy presidentët hynë në vilën e shekullit të 18-të për raundin e tyre të parë të takimeve.

Të fundit