
Flash News
Shpreh mbështetjen e SHBA-së që reforma në drejtësi të japë rezultatet e pritura, ambasadorja Yuri Kim takon Vitore Tushën
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë km, vlerësoj qëndrimin e Ramës
Keqkuptimi me një tuit të Elon Mask që 'kushtoi' miliarda dollarë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Biden thirrje për unitet: Jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka bërë thirrje për t'i dhënë fund ndarjeve pasi vendi do përballet me një dimër të gjatë e të vështirë me Covid-19.
Në fjalimin e tij për Ditën e Falënderimeve, Biden tha se amerikanët ishin në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin, shkruan BBC.
SH.B.A. pa më shumë se 1.2 milion raste javën e kaluar, me 2,200 vdekje vetëm të martën, numri më i lartë që nga fundi i majit.
Ndërkohë, Presidenti Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve të punojnë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Duke folur përmes telefonit nga Shtëpia e Bardhë për një ngjarje të organizuar nga ligjvënësit e shtetit republikan në Pensilvani, Trump përsëriti sërish pretendime mbi mashtrimet elektorale.
Përpjekjet e Trump për të sfiduar rezultatet në shtetet kryesore në gjykata deri më tani kanë dështuar.
Ne mund ta mposhtim këtë virus
Në fjalën e tij Biden i tha kombit, "Unë besoj se ju gjithmonë meritoni të dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi. Ne ua kemi borxh mjekëve dhe infermierëve dhe punonjësve të vijës së frontit. Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë".
"Unë e di që vendi është lodhur nga lufta, por duhet të kuptojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin", tha Biden.
Nga ana tjetër presidenti Trump më në fund ra dakord të lejojë procesin zyrtar të tranzicionit të fillojë të hënën, gati tre javë pas zgjedhjeve presidenciale. Biden tani mund të emërojë zyrtarët kryesorë të qeverisë dhe të përdorë miliona dollarë fonde ndërsa përgatitet të marrë presidencën në 20 Janar.
Të martën ai emëroi gjashtë poste kryesore në administratën e tij, duke përfshirë zgjedhjet e tij për sekretarin e shtetit dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare. Shumica e zgjedhjeve të tij do të duhet të konfirmohen nga Senati.
Ditari politik









Të fundit

Besart Kadia bën bilancin e 2020-ës: U hapën 203 biznese më shumë se në 2019-ën
19 Janar 2021, 16:38
Pas 9 vitesh ribashkohen në ekran Mila Kunis dhe Ashton Kutcher
19 Janar 2021, 16:31

A është e zhgënjyer Çiljeta nga PD-ja? Këngëtarja hedh poshtë akuzat
19 Janar 2021, 15:37
Princi William inkurajon britanikët të bëjnë vaksinën e Covid-19
19 Janar 2021, 15:10
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
19 Janar 2021, 14:55
Deklarata e mjekëve në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për infektimet me Covid
19 Janar 2021, 14:51

"Vogue" rëndit Dua Lipën dhe motrën e saj Rinën si të veshurat më bukur
19 Janar 2021, 14:38


Skandali te “Shefqet Ndoqi”, Tire Alldervishi kërkon të dalë nga qelia
19 Janar 2021, 14:15
Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë, Salianji: Synojmë 6-7 mandate
19 Janar 2021, 13:54
Kryemadhi në Fier: Rama është me oligarkët, bizneset mbyllen përditë
19 Janar 2021, 13:54

Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi i saj
19 Janar 2021, 13:19
Basha: Jam në komunikim me BE-në, Rama kërkon të fshehë dështimin
19 Janar 2021, 13:13

Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim, DW: Shqipëria si një ofrues zgjidhjesh
19 Janar 2021, 13:01
Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë
19 Janar 2021, 12:46


