All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Biden viziton zonat e dëmtuara nga "Ida": Ndryshimi i klimës është 'krizë e të gjithëve'

All - Paragraf - 1

Biden viziton zonat e dëmtuara nga "Ida": Ndryshimi i klimës

Presidenti Joe Biden deklaroi se ndryshimi i klimës është bërë "krizë e të gjithëve", teksa vizitoi lagjet e përmbytura nga mbetjet e uraganit Ida, duke paralajmëruar se është koha që Amerika të marrë seriozisht rrezikun e "kodit të kuq" ose të përballet me humbje gjithnjë e më të mëdha të jetës dhe pronës.

All - Paragraf - 3

Presidenti tha se mendon që dëmi që të gjithë po shohin, nga zjarret në perëndim e deri në shkatërrimet e uraganit në jug dhe verilindje, po i shndërron skeptikët e ndryshimeve klimatike në besimtarë dhe se koha për veprim është i shkurtër.

“Kërcënimi është këtu. Nuk po bëhet më mirë. Pyetja është a mund të përkeqësohet. Ne mund ta ndalojmë që të përkeqësohet”, tha Biden në Neë York.

Ai tha se kërcënimi nga zjarret, uraganet, tornadot, përmbytjet dhe ngjarjet ekstreme të motit duhet të trajtohen në mënyërë që të pakësojnë efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës.

Fatkeqësitë natyrore i kanë dhënë Biden një hap për të nxitur Kongresin të miratojë planin e tij për të shpenzuar 1 trilion dollarë për të forcuar infrastrukturën në shkallë vendi, duke përfshirë rrjetet elektrike, ujin dhe kanalizimet, për t’u mbrojtur më mirë kundër motit ekstrem.

Burimi: AP

Të fundit