All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Biden zyrtarisht president, "dorëzohet" Trump: Do ketë tranzicion të qetë

All - Paragraf - 1

Biden zyrtarisht president, "dorëzohet" Trump: Do ketë

Presidenti Donald Trump pranoi publikisht para pak minutash se ai do të linte detyrën në 20 janar, duke premtuar një transferim të rregullt të pushtetit pasi Kongresi afirmoi fitoren e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

All - Paragraf - 3

"Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet tregojnë që kam të drejtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt më 20 janar. Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe", tha Trump në një deklaratë.

Trump, i cili ka refuzuar të pranojë zgjedhjet, të mërkurën i kërkoi mbështetësve të cilët më vonë do të sulmonin Kapitolin e SHBA,  të ndalonin ligjvënësit të numërojnë votat elektorale.

Trazirat lanë katër persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan.

Të fundit