Flash News

Bota

Biden: Kemi vendosur që t’i përgjigjemi sulmit në Jordani

Biden: Kemi vendosur që t’i përgjigjemi sulmit në Jordani

Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se ka vendosur në lidhje me reagimin e SHBA-së ndaj sulmit me dron që vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe plagosi dhjetëra në Jordani.

I pyetur nëse ka vendosur se si të përgjigjet, Biden tha, “Po”, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, raporton CNN.

Kujtojmë  se tre ushtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe më shumë se 30 pjesëtarë të shërbimit u plagosën në një sulm me dron këtë fundjavë në një postë të vogël amerikane në Jordani.

Kjo është hera e parë që trupat amerikane vriten nga zjarri armik në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së Gazës.

 

Të fundit