Flash News

Bota

Bie avioni mbi shtëpitë në San Diego të Kalifornisë, raportohet për disa viktima

Bie avioni mbi shtëpitë në San Diego të Kalifornisë,

Një avion i vogël privat u rrëzua në San Diego të Kalifornisë, duke rënë mbi një lagje banimi.

Si pasojë, u shkaktuan disa viktima dhe dëmetë konsiderueshme. 

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve të qytetit thanë se aeroplani mund të mbante tetë deri në dhjetë persona, por ende nuk e kanë konfirmuar se sa persona ishin në bord, shkruan Skynews.

Eddy tha se askush në tokë nuk u lëndua në incidentin e së enjtes, i cili ndodhi rreth orës 3:45 të mëngjesit sipas orës lokale pranë Aeroportit Ekzekutiv Montgomery-Gibbs.

Pas rënies, disa shtëpi u shkatërruan dhe makina të shumta morën flakë. Autoritetet kanë evakuuar rreth 100 persona dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Avioni dyshohet se po shkonte drejt Montgomery Field, një aeroport i afërt. Hetimet janë në vazhdim dhe priten më shumë informacione në orët në vijim.

Të fundit