Flash News

Bota

Bie bora e parë në Ukrainë, Rusia lë pa energji 10 milionë banorë

Bie bora e parë në Ukrainë, Rusia lë pa energji 10

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se 10 milionë ukrainas janë pa energji pas një vale të re të sulmeve me raketa nga Rusia. Të paktën shtatë persona u vranë, ndërsa pritet që bilanci i viktimave të rëndohet.

"Ne po bëjmë gjithçka për të normalizuar furnizimin," tha Zelensky.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë gjashtë raketa lundrimi dhe pesë dronë, shtoi ai. Të enjten, Rusia sulmoi Ukrainën me një breshëri raketash, duke goditur më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile më pak se dy ditë pas një prej bombardimeve të saj më të rënda deri më tani.

Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet më i mprehtë. Këto sulme vijnë teksa dimri ka nisur në Ukrainë, ku një ditë më parë ra edhe bora e parë.

Ata që vuajnë nga ndërprerjet e energjisë janë kryesisht në kryeqytet, Kiev, në qytetin perëndimor të Vinnytsia, në qytetin port të Odesa-s në jug-perëndim dhe në Sumy në veri-lindje.

Burimi: BBC

Të fundit