Flash News

Bota

Bien infeksionet, Italia lehtëson masat anti-Covid

Bien infeksionet, Italia lehtëson masat anti-Covid
Foto ilustruese

Rënia e kurbës së pandemisë në Itali ka çuar në lehtësimin e masave. Nga e hëna, ora policore është shtyrë deri në mesnatë për të gjitha rajonet e verdha.

Këto janë Siçilia, Kalabria, Bazilikata, Pulia, Campania, Lazio, Toskana, Marche, Emilia Romagna, Lombardia, Piemonte, Valle D'Aosta dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzanos.

Ndërkohë për qytetarët e zonave të bardha, shteti policor nuk ekziston më, por ata duhet të vendosin maskën dhe të respektojnë distancën fizike. Në zonën e bardhë për baret dhe restorantet nuk ka kufizime kohore për hapjen dhe mbylljen.

Në zonën e verdhë, kufizimet kohore vendosen nga koha e ndalimit të orarit të lëvizjes së lire. Salla e lojërave, sportive, të koncereteve do të rihapen me kapacitet të kufizuar të pjesmarrësve.

Sa i përket dasmave dhe festave të tjera, mund të zhvillohen por të ftuarit duhet të jenë të vaksinuar, ose të kenë një test PRC negativ të bërë në 48 orët e fundit.

Të fundit