Flash News

Bota

Bien rastet në Australi/ Sydney drejt rihapjes, prezantohet plani me tre faza

Bien rastet në Australi/ Sydney drejt rihapjes, prezantohet plani me tre

Banorët e vaksinuar të Sydney më në fund do të dalin nga një bllokim i gjatë në kuadër të pandemisë, thanë zyrtarët australianë, duke treguar një "plan për lirinë" me tre faza, pas rënies së numrit të infeskioneve.

Urdhri për të qëndruar në shtëpi do të hiqet në Sydney dhe rrethin e New South Wales, ku shkalla e vaksinimit ka arritur në 70%, raportojnë mediat e huaja.

Baret, restorantet dhe dyqanet do të rihapen për të vaksinuarit, ndërsa miqtë dhe familjet që jetojnë në qytetin më të madh të Australisë do të jenë në gjendje të ribashkohen për herë të parë pas më shumë se tre muajsh.

Zëvendëskryeministri John Barilaro tha se "projekti për lirinë" do të lejojë udhëtimin në Uellsin e Ri Jugor në fazën e tij të dytë, pasi 80% e personave mbi 16-vjeç të jenë plotësisht të vaksinuar, gjë që ka të ngjarë deri në fund të tetorit.

Kufizimet në numrin e personave në dasma apo ceremonitë mortore do të hiqen, ndërsa ndeshjet sportive gjithashtu do të lejohen të rifillojnë.

Ndërsa të rriturit e pavaksinuar do të duhet të presin të paktën deri më 1 dhjetor për të shijuar të njëjtat kufizime të lehtësuara nën fazën e tretë.

Australia ka regjistruar më shumë se 98,000 raste me Covid-19 dhe mbi 1,200 viktima që nga fillimi i pandemisë.

 

Të fundit