Flash News

Bota

Bilanci me Covid-19 në botë/ Mbi 110 milionë të infektuar dhe 2 mln të vdekur

Bilanci me Covid-19 në botë/ Mbi 110 milionë të infektuar

Shifra e të infektuarve  në gjithë botën ka shkuar mbi 110 milionë. Ndërkohë, numri i personave që kanë ndërruar jetë është 2,452,752.

Ndërsa, numri i të vdekurve në Afrikë kaloi 100,000. Vdekjet e raportuara të kontinentit, në 100,354, krahasohen me Amerikën e Veriut, e cila ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni dhe Evropën, e cila po i afrohet 900,000.

Japonia konfirmoi një variant të ri të Covid, në një ndërtesë, ku ndodheshin emigrantët në Tokio. Vendi kërcënohet nga një val e tretë e pandemisë. Tipi i ri duket se ka origjinën jashtë shtetit, por është i ndryshëm nga llojet e tjerë që janë gjetur në Japoni, sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Vendet e pasuara kanë grumbulluar një miliard doza anti-Covid, më shumë sesa iu nevojiten, duke lënë vendet e varfëra të kenë të vështirë të gjejnë vaksina.

Infeksionet javore të Covid-19 kanë rënë në të gjithë botën për një muaj dhe të martën kanë arritur nivelin më të ulët që nga mesi i tetorit. Por optimizmi për të dalë nga kriza  është i ulët për shkak të  varianteve të reja të virusit, të cilat kanë rritur frikën për efikasitetin e vaksinave.

Të fundit