Flash News

Bota

Bilanci i Covid-19 në botë/ Mbi 110 mln të infektuar dhe 2,4 mln të vdekur

Bilanci i Covid-19 në botë/ Mbi 110 mln të infektuar dhe 2,4 mln

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar 110,456,415 milionë, ndërsa 2,441,464 njerëz kanë ndërruar jetë.

Sipas Worldmeter, Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 85,644 persona, duke e çuar shifrën ne total 28,453,526 milionë. Ndërkohë që, kanë ndërruar jetë mbi 1,513 pacientë dhe shifra në total është 502,544 pacientë.

India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimit. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 7,886 persona të infektuar, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 112 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 156,038.

Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.

Franca renditet e gjashta, për sa i përket numrit të lartë të infektime. Gjithashtu, numri i pacientëve në spital me Covdid-19 në Francë është në nivelin më të lartë që nga nëntori. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 53,762 njerëz, duke e çuar numrin në total 3,514,147 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,272 persona dhe numri në total është 83,122.

Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 28,139 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,362,364 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 799 njerëz dhe numri në total është 67,074.

Të fundit